Sistem Fotovoltaik On-Grid
Sistem fotovoltaik për kursim të faturave të energjisë
Sistemi solar i lidhur në rrjet ka për qëllim kryesor zvogëlimin e faturave të energjisë elektrike.
Përmes parimit NET-METERING, me një sistem të lidhur në rrjet ju mund të kurseni mbi 90% të faturës suaj mujore të energjisë elektrike, kur kulmi juaj ka hapësirë të mjaftueshme.
Me këtë sistem ju nuk keni nevoje fare për bateri, pra ju mund të vendosni sistem solar me një kosto të ulët dhe ta paguani atë nga kursimet e faturave tuaja mujore të energjisë.