Pyetje të shpeshta

ENERGJIA SOLARE, DO TË JETË PJESË E PANDARË E SECILIT KONSUMATORË TË ENERGJISË.
ENERGJIA SOLARE, JU MBRON NGA RRITJA E FATURAVE DHE JU OFRON PËRFITIME TË VAZHDUESHME.

Sistemi fotovoltaik është sistem i cili gjeneron energji elektrike nga drita e diellit përmes paneleve fotovoltaike të cilat kanë fuqi dhe dimensione të ndryshme.

 

Paneli fotovoltaik përdoret për të prodhuar energji elektrike, e pastaj kjo energji të përdoret për çka do që neve na nevojitet.

Kolektori solar përdoret për të ngrohur ujin sanitarë për përdorim të përditshëm.

Një sistem fotovoltaik ka këto komponente:

  1. Panelet fotovoltaike të cilat janë në formë të pllakave të xhamit që vendosen në kulmin apo tokën tuaj.
  2. Inverteri është pajisja që konverton rrymën direkte DC në atë alternative AC që ne e përdorim për çdo gjë në shtëpinë apo ndërtesat tona.
  3. Bateritë (tek sistemet fotovoltaike hybride ose off-grid).
  4. Siguresa, kabllo, pajisje të nevojshme për operim normal  dhe të sigurtë të sistemit fotovoltaik.

Madhësia e sistemit fotovoltaik, përcaktohet me kilowatt peak (kWp), për një kilowatt peak duhet hapësirë e kulmit rreth 5-6 m². Për të ditur se sa kilowatt ju duhen për objektin tuaj, analizohet se sa energji konsumoni dhe përcaktohet madhësia e sistemit fotovoltaik.

Konsumin tuaj mujor mund ta shihni në faturën tuaja të energjisë në të cilën e keni të ndare konsumin gjatë ditës dhe gjatë natës, për më shumë udhëzime të faturave tuaja të energjisë ju mund ti shihni ato online në këtë link: https://fatura.kesco-energy.com

Në bazë të dhënave të operatorit të furnizimit me energji si mesatare për shtëpi mund të llogaritet një vlerë e përafërt me 7 kWp. Për këtë mesatare një sistem i tillë fotovoltaik  mund të mbuloj deri në 95% të faturës mujore të shtëpisë.

Mirëpo madhësia e sistemit varet prej disa faktorëve si: shpenzimet mujore të energjisë, orientimi i kulmit, madhësia e kulmit, hijet nga pengesat, pozicioni gjeografik etj.

Çmimi varet kryekëput nga madhësia e sistemit që ju nevojitet për instalim poashtu komponentë të rëndësishëm e që luajnë rol kyç në çmimin e sistemit fotovoltaik janë: vendi, lloji kulmit, shpenzimet mujore etj. Për të përcaktuar çmimin duhet që një agjent i ESCO-s të vizitojë objektin tuaj dhe të përpiloj një ofertë për ju, ose të dërgohet lokacioni ku tutje inxhinierët e ESCO-s të marin të dhëna të sakta për formen dhe madhësinë e kulmit dhe tua pregadisin ofertë në bazë të kerkesës që ju keni për energji.

Me çmimet dhe modelet që ofron ESCO, e që janë sistemet fotovoltaike më të avancuara dhe me prodhimin më të lartë, sistemi është më i kthyeshëm se sa mund të parashikoni, në sistemet fotovoltaike që kemi realizuar deri tani kthimet janë të jashtëzakonshme, kursim i faturave deri në 95%.
Ne ua kalkulojmë kthimin e investimit  për sistemin që instaloni në studimin e fizibilitetit që është faza e ofertimit.
Është e pa shmangshme rritja e çmimit të energjisë elektrike, dhe në Kosovë parashihet që çmimet në 2 vitet e ardhshme të rriten deri në 4 herë më shumë, rrjedhimisht nëse ju instaloni sistem fotovoltaik ju do të jeni të mbrojtur nga kjo rritje, dhe sistemi juaj do të ju shpërblej në periudhën afatshkurtër.

Varësisht se çfarë lloji të sistemit zgjidhni dallojmë:

  • Sistemi fotovoltaik HIBRID (me bateri) ju mundëson të keni energji edhe kur ka shkëputje-ndërprerje të energjisë elektrike nga rrjeti (përdoret për kursim të energjisë, për rastet kur ka ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, për pavarësi energjetike, si dhe gjatë pamundësive për tu kyçur me rrjetin elektrik) në mënyrat më efiçiente dhe bashkohore të mundshme.
  • Sistemi fotovoltaik ON-GRID e pamundëson që të keni energji gjatë ndërprerjeve të energjisë elektrike nga rrjeti elektrik (përdoret për kursime dhe nuk ka ruajtje të energjisë)

Sistem fotovoltaik i lidhur në rrjet (ON-GRID) – Sistem ky i cili përdoret për të vetëprodhuar energji dhe kursim të faturave (është sistemi më i kërkuar nga klientët). Kombinon energjinë e prodhuar nga panelet fotovoltaike dhe energjinë e rrjetit elektrik.

Sistem fotovoltaik i lidhur në rrjet + me bateri (HIBRID) – Sistemi HIBRID përdoret për: kursim të energjisë elektrike, pavarësi energjetike (mungesa e energjisë elektrike dhe reduktimet nuk ju bezdisin me këtë lloj të sistemit), siguri energjetike, mundësi të llojllojshme të kursimit dhe përdorimit të sistemit për shfrytëzim të energjisë së prodhuar. Ky sistem kombinon trinomin bateri, panele fotovoltaike dhe rrjetin elektrik për të ju ofruar energji të qëndrueshme dhe 0 shqetësim për energjinë elektrike.

Sistem fotovoltaik  i pavarur, për pavarësi energjetike (OFF-GRID) – Ky sistem përdoret në ato vende ku nuk ka mundësi të kyçjes në rrjetin elektrik. Sistemi në këtë rast kombinohet me baterinë dhe ju mundëson të keni energji elektrike stabile.

Varësisht nga madhësia e sistemit zgjat edhe instalimi, për shembull për një shtëpi të zakonshme mund të zgjasë nga 2-3 ditë, kurse për biznese me afro rreth 100 kWp zgjatë nga 8-10 ditë implementimi dhe funksionalizimi i ti.

Për vendosjen e sistemit fotovoltaik ju nuk keni nevojë ta modifikoni instalimi elektrik në objektit tuaj, por thjesht objektit tuaj i shtohet një burim i ri i energjisë.

NET METERING - Përfitimi nga rregulla për prosumatorë.

Çka është Net-Metering?

Net metering është legjislacion për nxitjen e instalimit të sistemeve fotovoltaike në Kosovë dhe në nivel global. Të gjithë konsumatorët mund të shfrytëzojnë energjinë e tepërt të prodhuar nga sistemi fotovoltai për të zbritur faturën e energjisë elektrike, duke kërkuar leje për lidhje në rrjet.

Nëse prodhimi im i energjisë solare tejkalon konsumin brenda një muaji, çfarë ndodh?

Këtë rast e rregullon ligji, atëherë bilanci negativ pra sasia e energjisë që keni prodhuar më shumë bartet në faturën e muajit të ardhshëm si bilanc negativ (minus).

Si merret leja për këtë lidhje përmes NET-Metering?

Të gjitha procedurat për të përfituar nga kjo incentivë ligjore i kryejmë ne në ESCO me ekipin tonë profesional, juve ju mjafton të na kontraktoni, dhe të gjitha obligimet për këto leje mbulohen nga ne.

Në grafikun e mëposhtëm mund ta shihni të ilustruar se si funksionon 
NET-METERING.

BENEFITET E PËRAFËRTA PËR SISTEME TË NDRYSHME FOTOVOLTAIKE