Mënyrat e financimit
I. FINANCIMI GEFF
Ju mund të financoni sistemin tuaj fotovoltaik me ECO-KREDI nga banka dhe të përfitoni GRANT 15% nga programi GEFF për financimin e ekonomisë së gjelbër të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Ky financim ofrohet vetëm përmes bankave partnere të programit GEFF (Raiffeisen Bank, Pro Credit Bank, KRK, AFK, KEP).
Nëse përmes programit GEFF ju bëni edhe ndonjë investim tjetër që ndikon në rritjen e efiçiencës së energjisë siç janë: izolimi i shtëpisë, pompat termike, dritaret, etj., atëherë përfitoni 20% GRANT për të dyja investimet.
II. VETË-FINANCIMI
Mënyra e vetë-financimit është term i ngjashëm me ”kthimi në investim”, duke pasur parasysh rritjen e vazhdueshme të çmimit të energjisë dhe vlerën e lartë të faturave elektrike të objektit rezidencial përkatësisht objektit komercial.
Mënyrë e vetë-financimit konsiderohet e arsyeshme për faktin se sistemet fotovoltaike kthimin në investim e kanë nga 5 deri në 8 vite kurse si garancë për prodhim nga ESCO keni 30 vite. Andaj kthimi në investim është shumë i shpejt dhe tutje sistemi do të prodhojë energji elektrike falas për ju.